Ish-kreu demokrat i degës së Librazhdit: Nesër nuk ka zgjedhje në PD, kemi 36 vite me të njëjtin emër në krye të partisë
Partia Demokratike hyn këtë të shtunë në një tjetër proces votimi për drejtimin e saj, por pa rivalë në garë dhe me vetëm një emër në fletën e votimit: Sali Berishën. Demokrati që e drejton dhe dominon partinë prej më shumë se 35 vitesh, kërkon një tjetër mandat në një proces të kundërshtuar, ku pesë kandidatë të tjerë u skualifikuan nga gara. Për ish-kreun e PD Librazhd, Bujar Vreto, problemi kryesor është vetë rikthimi i vazhdueshëm i të njëjtës figurë politike në krye të PD-së. Ai e sheh kandidimin e Berishës si shenjë se partia nuk po arrin të prodhojë lidership të ri dhe se demokratët po mbahen peng nga e shkuara politike e partisë. “Nesër nuk ka zgjedhje. Ka thjesht një riciklim të pariciklueshmes....
Burimi:
javanews.al