Ish-deputeti demokrat: Të bashkëjetosh në PD, duhet të bësh garë kush e do më shumë Berishën!

Ish-deputeti demokrat: Të bashkëjetosh në PD, duhet të bësh garë kush e do më shumë Berishën!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në News24, ka komentuar me tone kritike referendumin e fundit të zhvilluar në PD, i cili rikonfirmoi Sali Berishën në krye të partisë në mungesë të një gare të mirëfilltë. Kadilli e cilësoi këtë proces si një akt tërësisht formal dhe të panevojshëm, duke theksuar se Berisha do të mbetet “kryetari i përjetshëm” i asaj partie sa herë që të jetë prezent, pasi anëtarësia vitale përbëhet nga berishistët. Sipas tij, e vetmja gjë serioze në këtë proces ishte që të paktën nuk u sajua një kandidat fiktiv përballë tij. Ish-deputeti demokrat lëshoi akuza të forta ndaj lidershipit aktual dhe deputetëve të PD-së, duke e quajtur ekipin rreth Berishës si “të pavlerë nga ana politike”. Ai theksoi se...