“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

 Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News analizoi deklaratë e kryeministrit Edi Rama për të cilën tha se vjen pikërisht në kohën e duhur. Sipas Çupit, Irani synon të destabilizojë Shqipërinë përmes ndikimit dhe përhapjes së dezinformimit, me qëllim që të dëmtojë jo vetëm vendin, por edhe interesat e Perëndimit në rajon. “Deklarata e Ramës vjen në kohën e duhur. Irani kërkon me çdo kusht dhe ka dërguar forca të veta deri në Bulevard, i ka mbledhur nga Kosova e Maqedonia. Dhe e ka bërë këtë se duke sulmuar Shqipërinë do ta destabilizojë, që të vendosë një gropë të madhe edhe për Perëndimin. Pra shkatërron shëndetin publik, prishet tërësisht raporti me ligjin, harmonia, po ashtu rrënohet harmonia fetare, e besimit te tjetri....