Investimi “4 mld USD”/ Investitorët nga Katari blenë para 1 muaji kompaninë e resortit për 300 mijë euro
Nga Boldnews Dokumentet zyrtare tregojnë se pronarët e panjohur fundorë të kompanisë “Zvërneci Development Holding”, shoqëria që fitoi të drejtën për ndërtimin e resortit në zonën Nartë-Pishë Poro në Vlorë, e shitën kompaninë tek kompania nga Katari, “Sazan Development Holding”, me aksionerë vëllezërit Mohamad dhe Ramez Al Khayat për rreth 300 mijë euro. Transaksioni është kryer në 7 maj 2026, ndërkohë që kontrata është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në 3 qershor, në momentin kur disa qytetarë po protestojnë kundër asaj që ata e konsiderojnë si shkatërrimi i zonës së mbrojtur, të pelikanit kaçurrel. Në foto: Kontrata e shitjes së kompanisë “Zvërneci Development Holding” (7 maj 2026) Në dokumentat e lexuar nga “Boldnews.al” rezulton se kompania “Universal Propreties Project BV”, e regjistruar...
Burimi:
sot.com.al