Investigimi/ Koncesioni i Check-Up me shkelje që në fillim! Si Milva Ekonomi firmosi një kontratë abuzive

Investigimi/ Koncesioni i Check-Up me shkelje që në fillim! Si Milva Ekonomi firmosi një kontratë abuzive

Emisioni investigativ ‘Plug’ u transmetua në Syri Tv, mbrëmjen e 13 majit 2026 Pjesa e Parë   Ajo që ndoqët deri më tani, është një përmbledhje e asaj që ka ndodhur në Shqipëri me koncesionet e shëndetësisë, që kanë një autor, Edi Ramën dhe dy ekzekutues të vendimeve të tij, Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun.   Teksa kontrata e koncesionit të sterilzimit përfundoi, dhe tashmë këtë proces po e kryen shtetit, me hije të forta dyshimi se edhe tenderat e radhës po shkojnë te të njëjtët persona që morën paratë gjatë koncesionarit, drejt fundit po shkon edhe kontrata e Check Up. Për këtë koncension, Plug do të ndalet gjatë, por sonte do t`ju tregojmë vetëm një pjesë të atyre raporteve të vetë shtetit, që dëshmojnë...