“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë me gazetarët këtë të premte, 15 maj lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, lidhur me “Diellën”. Sipas Berishës, një investigim i hollësishëm i ekspertit ndërkombëtar Patrick Quirk vërteton se ky “Diella” nuk posedon asnjë element të inteligjencës artificiale. Lideri i opozitës e cilësoi projektin si një “bllof botëror” dhe një skemë mashtrimi të krijuar posaçërisht për të maskuar vjedhjet e qeverisë. “Çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra. Do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët do hyjnë në librin e Ginesit si mashtruesit më të pacipë të opinionit publik. Kur nga vjeshta e kaluar, Edi Rama paraqiti para shqiptarëve dhe botës një avatar, Diellën...