Intervista e ministrit Hoxha për marrëveshjen me Italinë, Rama replikë gazetarit: Qesharake të krijosh histori Edi kundër Eddy
Kryeministri Edi Rama ka replikuar gazetarin Eddy Wax pas publikimit të intervistës së ministrit të Punëve të Jashtme Ferit Hoxha në lidhje me marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se është ‘qesharake të krijosh histori Edi kundër Eddy’. Ai shtoi se nuk ka pasur ankesa për gazetarin, por sipas tij citimi i reduktuar i deklaratave është përdorur në mënyrë mashtruese. Në fund të mesazhit të tij, kryeministri thekson se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë mbetet e pandryshuar. “I dashuri im Eddy WaxE kuptoj plotësisht që është qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t, por këtu nuk ka vend për këtë, sepse së pari, nuk u ankova për Edin tjetër, dhe së dyti, tani që e keni botuar...
Burimi:
top-channel.tv