Intervista e Ivanka Trump për Sazanin shkakton debat në “Shqipëria Live”, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
Intervista e vajzës së presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump për ishullin e Sazanit shkaktoi debat në “Shqipëria Live”. Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për moderatoren Sidorela Gjoni theksoi se ‘nuk jepen dhe merren ishuj fshehtas’. Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se nëse Ivanka Trump do të kishte marrë ishullin, do duhej të kishte ndodhur një proces. Rama: Këtu jemi në kushtet e një situate që ka shpërthyer me plot të drejtë nga një akt i hatashëm në barbarinë e vet, dhe pastaj ka vazhduar me shqetësimin real për çështjet e mjedisit dhe është transformuar në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sikur unë t’i bëja atyre që qarkullojnë lart e poshtë dhe u bëhet jehonë në ekrane, edhe unë do isha revoltuar dhe...
Burimi:
top-channel.tv