Internacionalja Demokrate e Qendrës uron Sali Berishën për rikonfirmimin në krye të PD-së
Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI), uron kreun e PD-së, Sali Berisha për rikonfirmimin si kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë përmes një referendumi të anëtarësisë, me mbështetje masive dhe të padiskutueshme nga anëtarët e partisë. "Ky rezultat pasqyron mandatin e fortë demokratik dhe besimin e dhënë ndaj Sali Berishës si alternativa e vetme demokratike e aftë për ta çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës' thuhet në mesazhin e IDC - CDI është organizata më e madhe politike globale që bashkon 108 parti të qendrës dhe qendrës së djathtë në të gjitha kontinentet, përfshirë Partinë Popullore Evropiane.
Burimi:
syri.net