Integrimi, të martën vendoset për negociatat, ja vendet që kërkojnë ashpërsim të kushteve

Integrimi, të martën vendoset për negociatat, ja vendet që kërkojnë ashpërsim të kushteve

Bashkimi Europian pritet të rishqyrtojë ditën e martë raportin e ndërmjetëm për Shqipërinë (IBAR), i cili ka të bëjë me kapitujt themelorë të shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Burimet diplomatike bëjnë me dije se në mbledhjen e thirrur në orën 10:00, përfaqësuesit e vendeve anëtare (COELA) do të diskutojnë draftin final. Pas diskutimeve të gjata të nisura që nga fundi i shkurtit dhe nën ndërmjetësimin e Presidencës Qipriote, palët duket se kanë arritur një dakordësi politike, duke rritur pritshmëritë për një vendim pozitiv. Megjithatë, raporti fillestar pozitiv i Komisionit Europian ka pësuar ndryshime të rëndësishme për shkak të kërkesave të vendeve anëtare. Përveç 24 kushteve fillestare, pritet që dokumenti final të përmbajë kritere shtesë dhe më të ashpra. Gjermania, Holanda dhe Rumania kanë insistuar...