Integrimi/ PE pritet të votojë Raportin për Shqipërinë, propozohen 4 amendamente nga të majtët: Thelbësore përafrimi…
Parlamenti Europian po diskuton sot Raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian gjatë 2025, të hartuar nga Andreas Schieder. Para se të votohet, eurodeputetë të grupit politik The Left Group kanë propozuar 4 amendamente. Amendamenti numër 4, i propozuar nga eurodeputetët Ilaria Salis, Danilo Della Valle, Emma Fourreau, Rima Hassan, Hanna Gedin, Jonas Sjöstedt, Sebastian Everding, në emër të Grupit të Majtë, fokusohet te mbrojtja e mjedisit në Shqipëri dhe investimi i planifikuar në Zvërnec. “Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji shqiptar i vitit 2015 për Investimet Strategjike është zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij që mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktojnë shqyrtimin mjedisor, çka rrezikon të ndikojë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona...
Burimi:
sot.com.al