Integrimi në BE/ Ministrat europianë në Tiranë, shprehin mbështetje: Shqipëria mund të jetë kampione në rajon

Integrimi në BE/ Ministrat europianë në Tiranë, shprehin mbështetje: Shqipëria mund të jetë kampione në rajon

Ferit Hoxha me ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë e Sllovakisë TIRANË- Ministrat europianë kanë zhvilluar këtë të enjte një vizitë në Tiranë dhe më pas kanë dalë në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, pas tikimit zyrtar mes tyre.  Ministrja Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, theskuan mbështetje e fortë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár, deklaroi se Sllovakia është e gatshme të ofrojë ndihmë për Shqipërinë për mbylljen e grup-kapitujve. “Nevoja urgjente për zgjerim është më...