Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

Ndërsa qeveria shqiptare ka mbetur peng në fazën e ndërmjetme të negociatave në Bruksel duke mos arritur të kalojë të ashtuquajturin IBAR, Mali i Zi po hyn në një fazë krejt tjetër të procesit të integrimit europian. Këtë të mërkurë, ambasadorët e Bashkimit Europian miratuan krijimin e një grupi pune të posaçëm, i njohur si Ad Hoc Working Party, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që do të mblidhet rregullisht për të hartuar detajet ligjore të traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Pra, ndërsa në Tiranë vazhdohet ende me zvarritjen e “mbylljes së negociatave”, në Podgoricë ka nisur puna konkrete për dokumentin final të anëtarësimit. “Kjo shënon një hap domethënës përpara në procesin e anëtarësimit të Malit të...