Integrimi në BE, Balla: Anëtarësimi me faza nuk na dëmton. Ambicie për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027

Integrimi në BE, Balla: Anëtarësimi me faza nuk na dëmton. Ambicie për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027

Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, foli për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ai u shpreh se anëtarësimi me faza nuk e dëmton vendin tonë, ndërsa shtoi se ambicia është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027. Pas kësaj do të kalojë në ratifikim. Balla: Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE, në respekt të procedurave të tyre, kalon nga grupi i punës tek Komiteti i Përfaqësuesve. Në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, qindra vajza e djem të përfshirë në këtë proces të adresimit të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme. S’duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton; përkundrazi, s’ka të bëjë...