Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike
Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike Integrimi i vërtetë nuk matet me numrin e kapitujve të hapur, por me aftësinë e vendit për të funksionuar sipas standardeve europiane. Shqiptarët mbeten ndër popujt më pro Bashkimit Europian në Ballkan. Prej vitesh, sondazhet tregojnë mbështetje të lartë për integrimin, shpesh më të lartë sesa në vende që janë tashmë pjesë e BE-së. Në pamje të parë, kjo duket si një lidhje emocionale me Europën, me vlerat dhe modelin perëndimor. Por në thelb, entuziazmi i shqiptarëve për BE-në është edhe një reflektim i zhgënjimit të madh me mënyrën se si ka ecur vendi në këto tri dekada. Për shumë qytetarë, Europa nuk është thjesht një projekt politik. Ajo është një rrugëdalje nga problemet që Shqipëria nuk...
Burimi:
sot.com.al