“Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate
A2CNN ka siguruar letrën e kancelarit gjerman Friedrich Merz për udhëheqësit e Bashkimit Europian, ku kërkon zgjidhje inovative për integrimin në BE të vendeve kandidate si Shqipëria. Merz kujton se “duhet të qëndrojmë të vendosur në premtimin tonë se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia mund të bashkohen me Bashkimin Evropian, siç përcaktohet në kriteret e Kopenhagenit dhe parashikohet në Axhendën e Selanikut të vitit 2003”. “Unë sugjeroj që të shqyrtojmë zgjidhje inovative edhe për ato vende kandidate që janë përgatitur për pranimin e tyre prej një kohe të gjatë tani dhe që të përshpejtojmë edhe procesin e tyre të pranimit”, lexohet në letrën e Merz, shkruan A2. “Integrimi gradual mund të vendoset duke ndërtuar blloqe që mund të jenë baza për zbatimin e plotë...
Burimi:
javanews.al