Inspektimet: Mbetjet spitalore kancerogjene ruhen në tualete dhe korridore
Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mungesë ujit të rrjedhshëm dhe klinika që operojnë me dokumentacion të paplotë. Kjo është panorama që del nga kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 në spitale, qendra shëndetësore dhe klinika dentare në vend, ku inspektorët kanë evidentuar probleme që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe kushtet e trajtimit të pacientëve. Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2025 u kryen mijëra inspektime në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, ku ndër problematikat më të forta rezulton menaxhimi i mbetjeve spitalore. Në disa raste, mbetjet e rrezikshme ruheshin në ambiente të papërshtatshme, në korridore apo tualete, madje në të njëjtën hapësirë me mbetjet urbane dhe pajisjet...
Burimi:
syri.net