Incidenti në Zverrnec, reagojnë deputetët Bido dhe Braçe, kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë

Incidenti në Zverrnec, reagojnë deputetët Bido dhe Braçe, kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë

Deputetët e PS-së, Erion Braçe dhe Ardit reaguan pas incidenteve në protestën e Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti turistik, ku protestues u dhunuan nga roje private. Bido përshëndeti arrestimin e një roje private dhe kërkoi hetim të plotë të ngjarjes, si dhe masa të rënda ndaj kompanisë së sigurisë nëse provohen shkelje ligjore. “Koha t’u hiqet licensa banditëve që mendojnë se janë mbi ligjin! Arrestimi i personit që ushtroi dhune ndaj protestuesve në Zvërnec është për t’u përshëndetur. Po aq për t’u përshëndetur është edhe vendimi për të hetuar të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Vlorë. Shteti serioz nuk mbulon askënd, as privatin, as veten. Tani hetimi duhet të shkojë deri në fund. Dhe kur të konfirmohet ajo që pamjet tregojnë qartë, pra se...