Ilir Meta zbulon se Tom Doshi është takuar në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami, Monika Kryemadhi…

Ilir Meta zbulon se Tom Doshi është takuar në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami, Monika Kryemadhi…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi paraqiti ditën e djeshme para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) parashtrimet e saj lidhur me provat dhe dëshmitë që kërkon të administrohen nga gjykata në kuadër të akuzave të ngritura prej SPAK ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, bazuar në mesazhet telefonike dhe email-et e administruara në telefonin e sekuestruar në banesën e të pandehurës tjetër, Fatime Kryemadhi. Prokuroria e Posaçme vlerëson se, nga verifikimi i komunikimeve të administruara në celularin e Kryemadhit, kjo e fundit dhe Meta kanë ndikuar tek ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, për favorizimin e biznesmenit Adrian Shatku për lidhjen e një marrëveshjeje interkonjeksioni me kompanitë e tij. Shatku është i afërm i Kryemadhit. Sipas SPAK, Kryemadhi komunikonte edhe me drejtorët, ndërkohë që përgjigjet dhe...