Ilir Meta ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, veprimtaria kriminale e tij shtrihet nga viti 2009 deri në 2017…
Seanca e dytë në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta u dominua nga deklaratat e prokurorit special të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i cili lexoi në sallën e gjyqit prova nga dosja hetimore për aferën “CEZ-DIA”, lobimet e LSI-së në SHBA dhe marrëdhëniet e Metës e Monika Kryemadhit me biznesmenin Ardian Shatku dhe ish-administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj. Gjatë paraqitjes së provave, prokurori Sotir Kllapi, deklaroi se hetimet kanë evidentuar komunikime intensive mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt. Ai ka lexuar në sallën e gjyqit një mesazh që sipas tij, Ilir Meta i ka dërguar në vitin 2009 biznesmenit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, duke i kërkuar një shumë prej 200.000 eurosh, por rrethanat dhe shkaku nuk dihen. “Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, kanë pasur lidhje të...
Burimi:
sot.com.al