Igli Tare thirret në SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje si person në dijeni për çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Tare është thirrur nga prokurori i çështjes Dritan Prençi dhe gjatë marrjes në pyetje i është kërkuar edhe prania e një avokati. Vetëm 2 javë më parë, më 19 maj, SPAK mori në pyetje edhe vëllanë e Igli Tares, Agronin, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 30 minuta. Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Burimi:
vizionplus.tv