IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë të Inteligjencës Artificiale në Onkologji, organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj. Në fjalën e saj, ministrja Sala vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në avancimin e shkencës dhe në mbështetjen e reformave të shëndetësisë në Shqipëri, veçanërisht në fushën e onkologjisë dhe inovacionit teknologjik. “Jam shumë krenare sepse presidentja e Shoqatës organizuese të Kongresit është një mjeke onkologe shqiptare, pjesë e diasporës. E asaj diaspore që po na ndihmon aktivisht në përmirësimin e sistemit onkologjik në Shqipëri, që nga Instituti i Onkologjisë, tek qendrat rajonale të...
Burimi:
javanews.al