I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së, 37 mijë vota pro
Lideri historik Sali Berisha mori besimin e demokratëve për të udhëhequr forcën politike më të madhe të opozitës në 4 vitet e ardhshme. Premtimi i parë i Sali Berishës pas shpalljes së rezultatit ishte se Partia Demokratike do të fitojë përballë mazhorancës socialiste. “Fitorja jonë është e pashmangshme, ky proces zgjedhor që mbyllet sot ka nxjerrë PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj”, tha Berisha. Berisha deklaroi se opozita do të vazhdojë betejën kundër kryeministrit Edi Rama deri në largimin e tij.“Siç votuam të lirë sot, do të votojnë shqiptarët nesër, ky është betimi ynë. Ndaj Edi Rama dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe ti ke zero legjitimitet, se edhe po të shkosh prapa hënës e prapa diellit, ti mbetesh hajdut....
Burimi:
vizionplus.tv