“I them Edi Ramës, mos harro ta kanë prerë biletën”/ Protesta madhështore, Berisha: Punë ditësh do të largohet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ku shkoi në respektim të masës detyrim paraqitje që i ka vendosur GJKKO për dosjen “Partizani”, se ai i mbështet protestat e qytetarëve dhe rinisë shqiptare, sepse ato janë për të ardhmen e vendit dhe kundër qeverisë totalitare. Ndërsa u pyet nga gazetarët ku dha edhe një prononcim në lidhje me hetimet dhe procesin ndaj tij, kreu i selisë blu komentoi edhe aktualitetin politik. Sipas tij, Edi Rama e “ka prerë biletën” dhe për punë ditësh do të largohet, ndërsa nënvizoi se kryeministri i gjendur nën panik nga protesta qytetare po shpik fashistë. “Jam i bindur se do fitojnë. I them Edi Ramës, çfarëdo që të bësh je i pashpresë. Mos...
Burimi:
sot.com.al