“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje sot që të lirohen menjëherë qytetarët e ndaluar, duke akuzuar policinë për dhunë të rëndë ndaj tyre në protestën e zhvilluar para Parlamentit. Sipas tij, ndaj protestuesve paqësorë është ushtruar “dhunë çnjerëzore dhe barbare” nga forcat e rendit, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës, sprajit, ujit me presion dhe goditjet fizike. “Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe. Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë”, deklaroi ai. Hodhi poshtë pretendimet për dhunë ndaj policisë, duke i quajtur ato “të fabrikuara”. “Në një akt kriminal, u...