“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK për dosjen “AKSHI”. Hoxha shpjegoi mekanizmin si funksiononte paracaktimi i tenderave dhe pronat që janë blerë, ndërkohë tha se kjo dosje tregon se si ka funksionuar pushteti. “Ajo që do ta quaja interesante në këtë hetim të SPAK, është fakti që më në fund na zbërthehet edhe në rrugë ligjore skema se si funksionon pushteti që kemi sot. Brenda grupit, po ti marrësh personazhet, ti shikon skemën se si funksionon shteti, nga maja e thojit deri te qimja e flokut. Si kanë korruptuar administratën, si kanë menaxhuar taksat, tenderat, si kanë blerë median, si kanë blerë edhe pyllin atje në Petrelë, pra kishin aq shumë lekë, por...