I dashur ministër, ‘të fala topave’!

I dashur ministër, ‘të fala topave’!

Nga Irena Beqiraj  I dashur ministër, ‘të fala topave’! Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e luan as topi". Inflacioni më i ulët në rajon, 2.8% dhe rritja ekonomike 3.4%, sipas Ministrit të Financave e bën "SHQIPËRINË LIDER RAJONAL NË EKONOMI"! Nuk di nëse ka mbetur ndonjë makroekonomist i hajrit në ministri (dikur ka pasur disa) t'i shpjegojë ministrit pak më shumë lidhjen midis rritjes ekonomike, rritjes së ofertës monetare, inflacionit, shpejtësisë së lëvizjes së parasë. Ndërsa oferta monetare rritet 2.5 herë më shpejt se rritja ekonomike siç ndodh në Shqipëri, dhe inflacioni mbetet i ulët, kjo tregon një rënie të ndjeshme të shpejtësisë së parasë ose, ndryshe, tregon që likuiditeti i tepërt është i...