Huaja prej 302 mln $ nga SHBA për pajisje ushtarake, Balla: Lëvrimet e para nga shtatori

Huaja prej 302 mln $ nga SHBA për pajisje ushtarake, Balla: Lëvrimet e para nga shtatori

Pasi Kuvendi miratoi marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së për pajisje ushtarake, kreu i grupit të PS tha se lëvrimet e para do të nisin që prej muajit shtator. Ironizoi edhe bojkotin e opozitës, duke thënë se është e njëjta parti që bojkoti edhe seancën për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. “Besojmë se që në shtator të nisin lëvrimet e para. Është mbështetja më e madhe që SHBA i jep Shqipërisë. Nëse do ta humbin këtë javë do të hynim në një situatë të vështirë dhe do të na vihej në dyshim përfitimi i pjesës së parë që në ditët e para të shtatorit. Arsyeja përse PD bojkotoi, s’ka të bëjë me procedurat. E njëjta parti që bojkotoi...