Hoxha takon Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi standardet e BE

Hoxha takon Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi standardet e BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua këtë të hënë, 20 prill, në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha njoftoi se në fokus të këtij takimi ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë. Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë se” rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.“ Ministri i Jashtëm shtoi se në takim “diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe...