Hoxha takim me ministrin francez për Çështjet Evropiane: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, projekte konkrete në fusha strategjike
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka takuar në Bruksel ministrin francez për për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad. Në një postim në “X”, Hoxha ka zbuluar se diskutimet kanë qenë fokusuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. “Shumë i kënaqur nga takimi i sotëm me Ministrin Francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, me të cilin zhvilluam një diskutim thelbësor, veçanërisht mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë 🇦🇱 dhe Francës 🇫🇷 nuk ka qenë kurrë më e pasur, më e fortë dhe më premtuese. Shpreha mirënjohjen time të thellë për qëndrimin e qartë dhe të palëkundur...
Burimi:
top-channel.tv