Hoxha: SPAK kishte ‘dy bashkëpronarë’, u përdor për të goditur opozitën dhe sot po tërhiqet përballë qeverisë
I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", analisti Atan Hoxha u shpreh se Reforma në Drejtësi ka prodhuar një sistem të mbingarkuar dhe të dështuar, ndërsa SPAK-u nuk ka funksionuar si një institucion plotësisht i pavarur, por ka qenë i ndikuar nga raportet mes qeverisë dhe faktorëve ndërkombëtarë.Hoxha deklaroi se modeli i ndërtuar pas vitit 2016 ka sjellë një kolaps të drejtësisë, me mijëra dosje të pashqyrtuara, vonesa të tejzgjatura dhe rënie të cilësisë së vendimmarrjes, duke theksuar se e vetmja hallkë që e konsideron të konceptuar siç duhet në reformë ishte Byroja Kombëtare e Hetimit.Analisti u shpreh se, për vite me radhë veprimtaria e SPAK-ut është orientuar nga një marrëdhënie e harmonizuar mes qeverisë dhe ndërkombëtarëve, çka u reflektua në goditjen e opozitës dhe në...
Burimi:
syri.net