Hoxha publikon deklaratën e Delphit: Zgjerimi, rol qendror në agjendën e BE-së

Hoxha publikon deklaratën e Delphit: Zgjerimi, rol qendror në agjendën e BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka publikuar në rrjetin social X se çfarë u diskutua në Forumin Ekonomik të Delphit për zgjerimin e BE-së. Hoxha nënvizon se zgjerimi sot zë një rol qendror në agjendën e Bashkimit Evropian dhe ka rëndësi strategjike. Ministri shton se Deklarata e Delphit e 22 prillit duhet të ndihmojë në kthimin e këtij premtimi në realitet. Ministri përmend përshpejtimin e negociatave për disa vende kandidate, përfshirë Shqipërinë. Sipas tij, këto zhvillime tregojnë se Bashkimi Evropian po shkon drejt pranimit të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030, ndërsa Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht për këtë proces. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Deklarata e #Selanikut bëri një premtim dhe krijoi...