Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha priti në takim në Tiranë, homologun nga Kosova, Glauk Konjufca në kuadër të Samitit të Diasporës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se Samiti i Diasporës është një dëshmi e qartë e vullnetit të përbashkët për ta shndërruar diasporën shqiptare në një fuqi të organizuar dhe vendimtare për të ardhmen tonë kombëtare. Sipas Hoxhës, duhet të ketë koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar. “Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot në Tiranë Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës. Ky samit është një dëshmi e qartë e vullnetit tonë të përbashkët për ta shndërruar diasporën...