Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është shprehur se po punohet për hartimin e një Strategjie Kombëtare të Diasporës 2026-2030, sëbashku me planin përkatës të veprimit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Hoxha tha kjo strategji mund të krijohet vetëm përmes bashkëpunimit me grupe të ndryshme të interesit dhe faktorit shqiptar kudo në botë, teksa shtoi se javën e kaluar kishte zhvilluar një takim me grupin ndërinstitucional të punës. Hoxha lajmëroi gjithashtu se në javët në vijim, dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës do të bëhet publik për ‘konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë.’ Ministri për...