Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për identitetin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjika, të cilin e cilësoi si simbol besimi, dinjiteti dhe qëndrese, por edhe si një urë të rëndësishme kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha vlerësoi lidhjet historike dhe kulturore mes dy vendeve, duke theksuar se në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sipas tij, patriotët shqiptarë në Rumani artikuluan idealet e lirisë dhe pavarësisë, botuan libra e gazeta dhe mbajtën gjallë frymën kombëtare dhe identitetin evropian të shqiptarëve. Ministri nënvizoi gjithashtu kontributin e familjeve të mëdha shqiptare që lanë gjurmë në jetën politike, kulturore...
Burimi:
javanews.al