Hijet e grupit të fuqishëm “Aruba” pas koncesionit të aksit Milot-Balldren, zbulohet emri i biznesmenit nën hetim…

Hijet e grupit të fuqishëm “Aruba” pas koncesionit të aksit Milot-Balldren, zbulohet emri i biznesmenit nën hetim…

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, me kosto fillestare 365 milionë euro, por me një fitim të llogaritur 35-vjeçar për kompanitë fituese në rreth 1 miliard euro. Procedura, më e shtrenjta deri më tani në fushën e infrastrukturës rrugore, u shpall në gusht të vitit 2025, kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Belinda Balluku, tashmë e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kërkoi dje anulimin e menjëhershëm të kësaj procedure, duke u shprehur se në konsorciumin fitues bën pjesë kompania “Erald-G”, në pronësi të Gëzim Ismailit, i përmendur në dosjen hetimore të SPAK për grupin “Aruba”. Në një konferencë për mediat, Këlliçi tha se është e papranueshme që kompani të...