Hetimet për Ballukun/ Berisha: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar vendimin e SPAK për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e këtij procesi. I pyetur nëse një hetim do të ishte më i plotë nëse SPAK do të kërkonte heqjen e imunitetit të Ballukut në Kuvend, Berisha iu përgjigj me ironi duke iu referuar një informacioni të marrë, sipas tij, nga “qytetari dixhital”. Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se qytetari dixhital e ka informuar se në ambientet e SPAK ka nisur ndërtimi i një “mini-materniteti”, duke ironizuar kështu kohëzgjatjen e hetimeve. Kreu i PD-së tha se do ta verifikojë vetë këtë pretendim dhe më pas do t’i përgjigjet pyetjes mbi hetimin ndaj Ballukut. Anisa Kadesha, RTSH:...
Burimi:
syri.net