Heqja e flamurit të Izraelit nga ambasada në Tiranë, Koçiu: Akt i papranueshëm provokimi
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar heqjen e flamurit të Izraelit nga ambasada e këtij të fundit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu thotë se “çdo akt që synon të shënjestrojë identitetin e një populli, të delegjitimojë praninë e tij ose të nxisë armiqësi mbi baza etnike apo fetare, krijon terren për intolerancë dhe antisemitizëm, fenomene që Europa i njeh nga kapitujt më të errët të historisë së saj dhe që nuk mund të kenë vend në shoqëritë demokratike”. Reagimi i plotë i Albana Koçiut: Heqja e flamurit izraelit nga godina e Ambasadës së Izraelit në Tiranë është një akt i papranueshëm provokimi, që cenon normat themelore të respektit ndaj përfaqësive diplomatike dhe bie...
Burimi:
sot.com.al