Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në Tiranë, reagon Taulant Balla: Akti i rëndë e i turpshëm
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka dënuar heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Izrael në ambientet e Ambasadës izraelite në Tiranë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë dhe të shprehë qëndrimet e tij politike, por nënvizoi se cenimi i përfaqësive diplomatike dhe simboleve të shteteve të tjera nuk përputhet me traditën dhe vlerat e shqiptarëve. “Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë dhe të shprehë qëndrimet e tyre politike, por nuk është në traditën e shqiptarit të cënojë përfaqësitë diplomatike apo simbolet e kombeve të tjera. Populli shqiptar është njohur në histori për respektin ndaj tjetrit dhe për mbrojtjen e hebrenjve...
Burimi:
vizionplus.tv