Hartat: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

Hartat: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet kryesore të nisjes ose tranzitit të ngarkesave të heroinës në Europë, sipas rasteve të sekuestrimeve të raportuara për periudhën 2021-2024. Në hartën e publikuar në aneksin statistikor të Raportit botëror të Drogave (World Drug Report 2026), publikuar së fundmi, Shqipëria shfaqet me ngjyrën që identifikon vendet e përmendura si “shtetet kryesore të nisjes, ose tranzitit” për dërgesat e heroinës. (shiko hartën e parë) Në Europë, krahas Shqipërisë, në të njëjtën kategori shfaqen edhe Turqia, Bullgaria, Greqia, Italia, Spanja, Franca, Belgjika dhe Holanda. Jashtë Europës, harta përfshin vende si Afganistani, Irani, Pakistani, India, Kirgistani, Taxhikistani, si dhe disa vende në Afrikë dhe Azi. Raporti “World Drug Report 2026” thekson se tregu...