Hapja e konsullatë serbe në Shkodër/ Ferit Hoxha: Ky është standardi ynë sot…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke theksuar se interesi kryesor i Shqipërisë mbetet hapja e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Luginën e Preshevës. Sipas Hoxhës, Shqipëria ka kërkuar prej kohësh krijimin e një përfaqësie të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën e saj për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Ai sqaroi se çdo hap do të ndërmerret vetëm pasi të ketë dakordësi mes palëve për të gjitha aspektet e procesit. Ministri theksoi se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike dhe nuk duhet parë si një barazim...
Burimi:
ntv.al