Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shfaq këtë pasdite në protestën për Zvërnecin. Të pyetur nga Top Channel, delegacioni i BE-së ka reaguar duke thënë se ambasadori thjesht qëlloi aty afër dhe ka kaluar. Kujtojmë se qytetarët e vijuan rezistencën kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec për të gjashtën ditë radhazi. Më flamujt shqiptarë dhe me pankarta në duar, ‘Revolucion’, Shqipëria e shqiptarëve’ dhe ‘atdheu nuk është në shitje’ qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Në kor protestuesit ripërsëritën 5 kërkesat e tyre, me në krye dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas tyre, dëmtojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore.
Burimi:
javanews.al