Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat në vend gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH. Sipas Gonxhes, reagimet e para pas ngjarjeve ishin të kuptueshme në aspektin emocional, por ai theksoi se më pas duhej të kishte më shumë qartësi dhe reflektim. Ai shtoi se, sipas tij, kjo kthjelltësi nuk erdhi, por situata u bë edhe më e paqartë, duke përdorur metaforën e mjegullës për të përshkruar zhvillimet që pasuan. “Nuk mund të përballemi që ditën e parë, në rrugën e parë, në orën e parë, në sekondën e parë me “të japi dorëheqjen kryeministri” kjo nuk mund të jetë. Na lejoni ta lexojmë këtë si një emocionalitet i cili është mirë kuptueshëm, por...
Burimi:
javanews.al