Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja foli në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Denisa Pasholli në A2CNN për retreat-in në qeveri dhe aludimin për rifreskim të kabinetit. Gonxhja tha se retreat-et shërbejnë si një ndihmë për situatën dhe se pritet raportim nga ministrat. Ai theksoi se më pas është kryeministri ai që merr vendimin për qëndrimin e tij. “Këto retreat-e janë më shumë ndihmëse për situatën që nuk është po themi situatë goxha stresante edhe në nivel drejtimi, ngarkese. Besoj që aty duhet të ketë raportim nga të gjithë ne dhe për këtë jemi të informuar. Pastaj nuk diskutohet që kryeministri merr qëndrimin e vet. Ne jemi të mandatuar nga kreu i qeverisë dhe jemi atje në një bashkërrugëtim, sipas detyrave qe kemi...
Burimi:
javanews.al