Gonxhja për protestuesit: Vetëm unë kam 25 mijë mbështetës, zgjidhjet duhen kërkuar me mjete demokratike
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se duhet një zgjidhje politike për të adresuar kërkesat e protestuesve, pasi, sipas tij, nuk është e mjaftueshme të dalin 30 mijë persona në shesh dhe të kërkojnë largimin e kastës politike. Më tej, në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, Gonxhja theksoi se vetëm ai si deputet ka rreth 25 mijë mbështetës. “Nuk dua ta ndot protestën, por është ky kontaminim në kuptimin e përgjithshëm, kjo zhbërje nga pikëpamja e vlerësimit dhe nga pikëpamja e një objektiviteti që ka munguar, e të gjithë politikës, ka bërë që të gjithë ta kenë akoma dhe më të lehtë që të besojnë që këtu nuk ka asnjë vlerë, këtu nuk ka asnjë progres, këtu nuk ka...
Burimi:
javanews.al