Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reforma në drejtësi ka hyrë tashmë në fazën e rezultateve konkrete për qytetarët, ndërsa Shqipëria shënon 10-vjetorin e nisjes së saj. Në fjalën e tij, ai theksoi se fokusi i institucioneve është forcimi i garancive proceduriale, rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe përmirësimi i aksesit të qytetarëve në drejtësi. Sipas Gogut, këto prioritete lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian të vendit dhe me përmbushjen e standardeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Qytetarët nuk mund të kenë besim tek sistemi nëse nuk e aksesojnë atë apo nëse sistemi nuk u përgjigjet në kohë”, u shpreh ministri. Ai bëri të ditur se gjatë 18 muajve të fundit janë angazhuar rreth 70 institucione dhe 190 ekspertë për procesin e...
Burimi:
javanews.al