Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

Nga Ben Andoni Edhe pse i gjithë publiku shqiptar e dinte mirë rezultatin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ende media e ka kryefjalë (në mangësi të temave vitale për vendin). Edhe pse shumë e dinë se përballë Ramës nuk “ekziston” asnjë kandidat, sërish hera-herës mundohen ta ngrenë si problem parimi. Habitshmërisht, qoftë tek PD dhe PS-ja nuk është tandemi Berisha-Rama që e kundërshtojnë procesin, por janë njerëzit pas tyre që të etiketojnë si të shitur, të këtij apo atij, apo ironikisht thjesht: miop. Rama nuk e fsheh ambicien dhe ka kaluar deri në cinizëm: Do të iki kur të dua unë, tha ftohtë dhe qartë, pak kohë më parë. Asokohe nuk pipëtiu znj. Spiropali dhe askush, sepse e di se pas Ramës: PS-ja do të...