“Goditja më e madhe e PS do t’i vijë nga…”/ Ben Andoni paralajmëron: Ky duhet të jetë mandati i fundit i Berishës
Analisti Ben Andoni ka bërë një panoramë të situatës politike në vend, duke u fokusuar te Partia Demokratike, gara brenda kësaj partie dhe zgjedhjet e fundit të mbajtura për kryetarin e PD. Gjithashtu ai u ndal edhe të ndryshimet statutore që pritet të miratohen në PD. Analisti Andoni u shpreh se PD sot nuk ngjall dot më frymë te shqiptarët dhe të shihet si një alternativë. “PD nëse nuk kthehet te baza nuk do të vijë në pushtet. Duhet të nisë që nga kupola, zoti Berisha e humbi këtë mision. Ky organizim nuk bën krijimin e frymës. Logjika është ky duhet të jetë mandate i fundit i tij në krye të kësaj force politike”, u shpreh ai, ndërsa foli për kreun e PD Sali Berisha....
Burimi:
sot.com.al