Gjyqi për Veliajn, shtohen paditësit kundër emërimit si prokuror të Ols Dados
Një zhvillim i ri është regjistruar në procesin gjyqësor që lidhet me ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK, Ols Dado. Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me kërkesë për t’u pranuar si ndërhyrëse në procesin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së emërimit të prokurorit Dado. Në kërkesën e dorëzuar, e shqyrtuar nga gjyqtari Hazbi Balliu, shoqata argumenton: “Çështja nuk ka vetëm karakter individual, por prek drejtpërdrejt integritetin e sistemit të drejtësisë dhe mënyrën e ushtrimit të funksioneve të prokurorisë në Shqipëri” Sipas saj, nëse do të provohej se emërimi i Ols Dados është kryer në kundërshtim me ligjin, atëherë pasojat nuk do të kufizoheshin vetëm te statusi i tij personal, por...
Burimi:
ntv.al