Gjyqi për “Partizanin”/ A do të dëshmojë Bamir Topi pro Berishës? Kreu i PD: S’kam nevojë për njeri në botë të flasë…

Gjyqi për “Partizanin”/ A do të dëshmojë Bamir Topi pro Berishës? Kreu i PD: S’kam nevojë për njeri në botë të flasë…

Pasi zbatoi masën e sigurisë, Sali Berisha dha një prononcim për mediat, ku foli për dosjen “Aruba” dhe gjyqin e themelit për çështjen “Partizani”, që mbahet sot. I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nëse Bamir Topi do të dëshmojë pro tij, kreu i PD u përgjigj duke thënë se nuk ka nevojë për njeri në botë që të dëshmojë pro tij. Më tej, ai i cilësoi akuzat ndaj tij si trillime. Pyetje: Për çështjen Aruba keni materiale apo po i referoheni në mënyrë metaforike? Berisha: Në Aruba kanë qenë dy ose tre zyrtarë të lartë të dërguar nga Rama, së bashku me biznesmenë. Kjo del në dosjen spanjolle, belge dhe italiane. Këta e mbajnë të fshehtë dhe sekret në mënyrën më të...